Pikësimi i të kaluarës me vizionin për të ardhmen në tablot e një artisti

Art

Pikësimi i të kaluarës me vizionin për të ardhmen në tablot e një artisti

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 2 maj 2018 Në ora: 11:17
Piktura

Në Galerinë Arteve të Ministrisë së Kulturës në Prishtinë në pranin e shumë dashamireve të artit dhe të tjerëve që nga datat e nëntëmbëdhjetë prilli e deri me tre maj do të qëndroi e hapur  simbolika e artit klasik moderne të piktorit të mirënjohur kosovar Demush Avdimetaj. Kjo ekspozitë në vete përbënë lidhjet e veprave pamore- vizatimeve dhe pikturave të tij të realizuara në teknikat akrilike në pëlhurë, në letër, në teknikë. Kjo ekspozitë përmban tridhjetë e një punime, vepra parimore, vizatime dhe piktura të cilat disa prej tyre po u prezantojmë në reportazhin tonë. Shikuesit që u takuan këto ditë dhe do të takohen deri me tre maj me krijimet e ndryshme të arteve pamore, sa herë të provokohet intelektualist prej tyre, me siguri do të pyeste se këto realizime a janë pamje të ndonjë ëndërrimtari, vepra të një misionari, apo shpërfaqje e shqetësimeve të njeriut që është edhe artist. Këto shqetësime qofshin të bukura ose tronditëse, qofshin ngazëlluese ose drithëruese, ky autor i shpërfaqë para të tjerëve.

Duke marrë në dorë penën, tushin ose brushën, ai vendos të mos  jetë më vetëm i vetvetes, por edhe i të tjerëve. Edhe talenti e mjeshtëria krijuese artistike është e njëjtë si dashuria: sa herë iu falen të tjerëve ato nuk pakësohen, por vetëm shumëzohen. Artisti Demush  Avdimetaj  para dashamireve të artit në Kosovë dhe shume vende tjera të regjionit dhe ma larg me veprat e tij  parakalon historia nacionale mitologjike dhe atë  reale, nga më e lashta deri te ajo më e reja.

Image

Kjo mënyrë e punës lidhet me profesionin e tij, me përkushtimin ndaj punës krijuese dhe me respektin e përhershëm që ai dëshmon ndaj saj. Veprat e këtij  artistit,  të prezantuar në ekspozitën që hapi në  Prishtinë dhe vende të tjera e nxitur dhe e  motivuar nga tema të ndryshme, tashmë përbëhet nga një larushi realizimesh. Disa herë këtë e kanë imponuar edhe rrethanat e kohës, si edhe lufta për identitet. Andaj, koloriti i kësaj vepre shfaqet edhe atëherë kur realizohen portretet e personaliteteve të njohura të historisë e të kulturës shqiptare.

Identiteti artistik - pjesë e jetës në krijimtarinë artistike

Krahas veprave të kësaj natyre që përmbajnë tema me subjekte të kapshme për vrojtuesin dhe adhuruesin e këtyre temave, janë realizuar edhe disa sosh që kanë një strukturë figurative simbolike: Këto meditime poetike e çlirojnë edhe imagjinatën e vrojtuesit të veprave dhe i japin hapësirë më të madhe perceptimit të mesazhit të artistit. Kjo pedanteri mund të hetohet, në stilin specifik të autorit që është përftuar nga teknika e punës, por edhe nga harmonizimi i detajeve të tablove. Kjo baraspeshë estetike na miqëson me pamjet artistike, me përjetimet e krijuesit të tyre dhe na kthen në retrospektivën e së kaluarës si përshpirtje a bekim për të mësyrë të sigurt të ardhmen. Këto vepra të prezantuar në ekspozita e tij në Prishtinë e vende të tjera na mundësuan që të bukurën e krijuesit Avdimetaj ta bëjmë pjesë të qenies sonë shpirtërore e intelektuale.

Diçka e ngjashme i duhet artistit për të vepra artit. Kjo energji e dashurisë rrjedhimisht bartet te dashuruesi i artit për ta bërë atë më të pasur, më të bukur e më të lumtur a më të motivuar shpirtërisht. Evokimi i kujtimeve të së kaluarës krenare dhe ëndërrimi për të ardhmen pikët takohen në të sotmen, në vizionin e artistit – më konkretisht në veprën e tij që e kemi përpara.

Image

Edhe kjo veprimtari artistike do të mund të përjetohej, si edhe çdo art tjetër, si një mundësi për t’i përballuar më lehtë vështirësitë që i ofron realiteti tonë. Në kësi rastesh do të mund ta parafrazonim. Për aq sa e ka gjetur këtë mundësi autori-artist e gjejmë edhe ne në veprën e tij. Tematika e  këtij piktori kultivon figurën njerëzore, të shumtën e rasteve në eksterier. E preokupon fati i njeriut, peripecitë, drama e tij psikologjike, lufta për mbijetesë. Ai pikturon jetën rreth vetes, por atë nuk e sheh nga këndi pasiv formal, por nga forma aktive emocionale. Me mjete figurative harmonike arrin tërësi pamore impresionon duke na kujtuar dramën kombëtare të fund viteve të shekullit të shkuar.

Frymëzimi dhe individualiteti krijues

Këtij autori i intereson edhe tema idilike, pos asaj të angazhuar dramatike, siç është çështja e njeriut të vetmuar përgjithësisht. Këto tema universale autori në ekspozitën e tij i trajton me sukses evident.  Ky autor një kohë të gjatë është marrë edhe me ilustrimin, por në pikturë nuk vërehet ndikimi i tij, me aftësi profesioniste. Karakteristikë tjetër e tij është thyerja e hapësirës në grimca të shumta dhe lidhja e këtyre të fundit me formën dhe përmasën monumentale. Ka ndikime diskrete të kubizmit, gjë që vërehet edhe në emërtimin e disa veprave, por ajo që e shquan këtë piktor është qasja e mëvetësishme e formës, hapësirës, faturës, koloritit. Ky artist me sukses të plotë i ndërlidhë realen me abstrakten, duke krijuar në këtë mënyrë imazhe konstruktive pamore baraspeshë me kolorin e ftohtë e të ngrohtë, me hijen e dritën, me formën e hapësirën. Ndikimi i kubizmit vërehet në pikturimin e shtresës me tone, pasazhe të lehta, kolorit të çiltër të ngjyerave komplementare, të kaltrës, blertës, okarit, kafkës etj. Ajo që vlen si problem çelës për secilin piktor të mirë, është mbizotërimi piktura i hapësirës, thyerja dhe ndërlidhja e saj me formën, si dhe shprehja asociative. E frymëzon edhe portreti i njeriut, edhe jeta e shpendëve, edhe tematika, natyra, mitologjike, feniksi e tjera. Është paksa e çuditshme, pse ky artist nuk është shfaqur më herët me imazhet e tij artistike tashmë të formësuar, por gjatë historisë ka ndodhur që artistët të krijojnë e të mos nguten për t’i publikuar punët e tyre me rezultate të suksesshme artistike. Emocione që ziejnë brenda shpirtit të këtij piktorit  janë si ciklone që vërshojnë, duke lënë pas kategoritë estetike, duke na bërë neve shijuesve të veprës artistike të tij gjurmues. Kështu, duke u munduar t’i zbërthejmë të fshehtat që janë brenda këtyre kategorive na krijohet ndjesia e udhëtimit në kohë dhe hapësirë reale. Sa vështirë është të futesh thellë në minierat e krijimtarisë artistike për gjetjen e vlerave estetike po aq e vështirë është t’i kristalizosh që vepra artistike të ketë shkëlqimin rrezatues.

Ky lloj arti që po u ofrojmë lexuesve të gazetës sonë “Botes sot” në Reportazhin tonë shihet një disiplinë, një pedanteri, një njohuri e përgjithshme dhe formim  pjekuri intelektuale. Si duket këtu te ne kjo lëmi e artit si ambasador të vetin për Kosovë sikur e zgjodhi ky krijues, sepse ai ndër të paktit iu përballoi vështirësive që i parashtron kjo lëmi e artit pamor.

Në këtë ekspozitë  të pavarur e vende të tjera, ngërtheu në vete  elemente reale dhe imagjinatave poetike, me kontura vizatimore grafike, piktura, skulpturore në të cilat  nuk eksperimenton, nuk humbë  koti kohën e çmuar, frymëzohet nga ambienti ku jeton, nga dhimbjes e popullit, nga jeta e mbijetesa e tij, nga drama e lufta për mbijetesë, nga baladat, mitet, traditat, epika popullore, historia, heroizmi, sakrificat e të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat