Kreativiteti dhe shqetësimet idealiste në pikturën e Klodian Valles - Bota Sot
Kreativiteti dhe shqetësimet idealiste në pikturën e Klodian Valles

Art

E martë, 20 nëntor 2018

Kreativiteti dhe shqetësimet idealiste në pikturën e Klodian Valles

Nga: Mr Bislim Aliu Më: 23 maj 2018 Në ora: 14:44
Piktura

Pa dyshim në veprat e piktorit Klodian Valla, vërehet dendur  kreativiteti idealist dhe poetizimi i lartë i shpërfaqur në çdo vepër të tij. Ky kreativitet mjaftë domethënës dhe tejet ndjesor, paraqet rrugëtimin dhe shpërfaqjen tejet sensitive të tij. Kjo shpërfaqje e tij, varg e vijë, paraqet ndjeshëm edhe idealizmin shumë të lartë të ndijimit poetik. Zatën ky poetizim, është i qëndrueshëm dhe mbetet gjatë në kujtesën tonë. Cdo vepër e tij, paraqet ndijimin e lartë të shpërfaqjes përmbajtësore. Në këtë konkretizim, vërehet përherë kreativiteti i ndijimit sensitive e fare përmbajtësor.

Pa mëdyshje, krijuesi gjithmonë angazhohet ta paraqes atë brengën e vet shpirtërore. Ajo brengë e përhershme, krijuesin asnjëherë nuk e lë të qetë. Zatën, këtë brengë ndjesie, nuk mund ta ketë secili krijues. Këtë shpërfaqje idealiste, do ta kenë,vetëm ata krijues që në shpirtëroren e tyre e kanë intimitetin dhe kreativitetin e tij me imazhet e shpërfaqura plot porosi. Këtë porosi  dhe këtë kreativitet idealist, dendur  patëm rastin ta vërejmë në veprat e piktorit tejet idealist Klodian Valla.

Para do ditësh, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, u organizua ekspozita individuale, e titulluar; ‘Kur epshi kacafytet me ankthin koloristik”, e cila zgjoi interesim të dukshëm  te artdashësit prishtinas. Të 17 veprat e ekspozuara, tregojnë rrugëtimin e frytshëm të piktorit por edhe të vyesghëm, I cili në këtë ekspozitë u paraqit me disa tërësi  (cikle) si; “Natyra të qeta”, “Kompozicione”, “Peizazhe”, “Portrete”, “Drurët”, “Trekëndshat”, “Meteorët”, … të cilat paraqesin idealizmin shumë të lartë të rrëfimit përmbajtësor.

Ai me këtë rrugëtim, mbase afro 20 vjeçare u angazhua që ta shpërfaqë intimitetin e vet ndjesor e përmbajtësor. Dhe, arriti në një shkallë të lakmueshme në kreativitetin e tij të rezonuar. Pati disa ekspozita individuale e shumë të tjera kolektive, kun ë kreativitetin e tij përherë u vërejt një qasje intimiste me shpërfaqje idealiste. Ai  ekspozoi në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Suharekë, por edhe në Maqedoni, Francë, Gjermani, Japoni, ku ka fituar disa shpërblime e mirënjohje, të cilat tregojnë dendur, një qasje të re dhe një kreativitet intimist e sensitive.

Ndjesim i lartë në formësimin kompozicional

Pa dyshim, në veprat e piktorit Klodian Valla, vërehet dendur kreativiteti idealist dhe poetizimi i lartë i shpërfaqur në çdo vepër të tij. Ky kreativitet domethënës dhe tejet ndjesor, paraqet rrugëtimin dhe shpërfaqjen tejet sensitive të tij. Kjo shpërfaqje e  tij, varg e vijë, paraqet ndjeshëm edhe idealizmin shumë të lartë të ndijimit poetic. Zatën, ky poetizim, është i qëndrueshëm dhe mbetet gjatë në kujtesën tone. Cdo vepër e tij, paraqet ndijimin e lartë të shpërfaqjes përmbajtësore. Në këtë konkretizim përmbajtësor,vërehet përherë kreativiteti ndjesor, sensitive e fare përmbajtësor.

Piktori Kllodian Valla, ka një prirje të lartë për formësimin kompozicional. Ky formësim përherë shpërfaqet dhe karakterizohet dendur me trajtat e formësuara me përmbajtje të caktuar, apo kur sintetizon kreativitetin kompozicional me shpërthime të brendshme shpirtërore të shpërfaqura denjësisht me shprehje ekspresive. Ky ekspresivitet, të cilën e parapëlqen piktori Valla, është një shpërfaqje individuale, gjithnjë duke menduar në shpërfaqjen e vlerave të qëndrueshme. Ai këtë formësim, gjithnjë e mbanë në shpirtëroren e tij, të cilën e shpërfaq gati në çdo vepër të tij.

Piktori Valla, angazhohet në shpërfaqjen idealiste, gati qe njëzet vjet, duke u angazhuar dhe treguar kreativitet të frytshëm, i cili ia mundësoi piktorit që ta përfeksionoi shumë bukur kreativitetin e tij individual dhe duke arritur vlera të konsiderueshme. Ai gjithnjë pati prirje, për shpërfaqje ndjesore dhe shpërfaqjen kompozicionale. Këtë formësim ndjesor dhe këtë formësim kompozicional, piktori Valla, gjithnjë e shpërfaqi me ndijimin më të lartë ndjesor. Dhe, ia doli që të jetë, I frytshëm, sensitive e fare shprehimor.

Shpërfaqje sensual e kreativitetit edhe në pikturë

Klodian Valla në veprat e tij, aplikon një shprehje të lartë në pikturë e sidomos në peizazhe. Në kreativitetin e tij piktural, gjithnjë hetohet një harmoni koloristike e shpërfaqur me një përkushtim të veçantë. Piktori vazhdimisht, sikur është i lidhur me peizazhet lirike, megjithatë, jo të kopjuara nga natyra objektive, por me një ndjesim të lartë i rikrijon në peizazhe subjektive, duke I transformuar varësisht nga idealizmi i tij shpirtëror e emocional. Këto peizazhe, i shpërfaq me një poetikë dhe me një poetizim ndjesor, gjithnjë duke krijuar imazhe vizuale, të shprehura me një refleks të lartë asocia

Zatën në pikturën  e tij e shohim përherë harmonizimin e formave artistike, formësimin e lartë kompozicional, nuancat e ngjyrave subtile por edhe ritmin e posaçëm

dritës dhe të hijes. Zatën, nuancimi strukturori  i ngjyrave: e bardhë, e pëhirtë, e kaltër, e kuqe, por edhe e portokallit dhe e verdhë, i japin bukuri dhe hijeshi të konsderueshme pikturës së tij.

Klodian Valla, ka ndjeshmëri bukur të lartë, në harmonizimin magjik të ngjyrave, me fakturë tejet origjinale dhe duke e ruajtur vazhdimisht ritmin e treajtave, angazhohet në unifilimin e forms dhe të përmbajtjes. Andaj, kjo baraspeshë figurative, ngërthen në vete bërthamën e vet dhe dimensionin filozofik të artit modern bashkëkohor. Ai këtë art vetëmsa e sforcoi, duke kërkuar formësime të reja dhe kreativitet të rvijëzuar që përdit ecën rrugës së kërkimit dhe rrugës së përparimit.

Ai me lirizmin e tij të shpërfaqur në pikturë,, e tregoi origjinalitetin e vet në shprehjen pikturore. Kjo pikturë shprehimore, me lirizmin e tij konkretizues, është një veçanti e tij e cila vargohet bukur në çdo vepër të tij. Ky vargnim i  bukur shprehimor, tregon kjartas, ndjesimin e lartë në pikturë. Ky lirizëm i tij, është shprehur bukur në çdo vepër të tij. Mendoj se pati të drejtë dhe pati shumë sukses.

Ekspozita individuale e piktorit Klodian Valla, e organizuar në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, ishte pa dyshim, një ngjarje e veçantë artistike e estetike, e një piktori tashmë të njohur, me shpërfaqje, sa intimiste e ndjesore, aq edhe sensitive e përmbajtësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test