Pikturat e Edi Ramës ekspozohen në Vjenë - Bota Sot
Pikturat e Edi Ramës ekspozohen në Vjenë

Art

Pikturat e Edi Ramës ekspozohen në Vjenë

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 07:36
Pikturat e Edi Ramës

Mbrëmjen e 27 qershorit është çelur në galerinë “Landesgalerie Eisenstadt” të Vienës, ekspozita me punimet e kryeministrit Edi Rama.

Ekspozita me titullin “Shënime Fantastike” nga kryeministri përmban skica të vogla të bëra në mijëra faqe kalendari me stilolaps dhe laps.

“Këto vizatime më shoqërojnë gjatë çdo dite të aktivitetit tim politik. Janë punime që lindin gjatë takimeve, bisedave telefonike dhe fazave të të menduarit. Këto janë shënime nga tryeza e Kryeministrit”, thotë Edi Rama për Burgenland.orf. raporton Dita.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 dhjetor të 2018-ës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...