Halil Sylejmani e bëri për pesë pare Hasanin

Atletika

Halil Sylejmani e bëri për pesë pare Hasanin

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 12:53
Halil Sylejmani e bëri për pesë pare Hasanin

Në prani të kryetarit të Federatës së Atletikës Evropiane, Svein Arne Hansen, kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, e kishte bërë për pesë pare kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin, në lidhje për trajtimin që i bëhen Mbretëreshës së Sporteve, madje ia ka numëruar edhe shumë gjëra tjera. Kjo kishte ndodhur me 2 shtator të këtij viti, kurse Sylejmani nuk e kurseu as para njeriut të parë të EEA-së.

Sylejmani ia plasi në sy Hasanit, duke ia kujtuar mosftesën për në Lojërat Olimpike - “Rio 2016”, pastaj për interferencat politike në KOK, për mosshfrytëzimin adekuat të fondeve nga Solidariteti Olimpik. Hasani u kritikua ashpër dhe për kategorizimin e atletikës në kategorinë B sipas rregullores së KOK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat