Garë ndërkombëtare për nder të Pavarësisë së Kosovës - Bota Sot
Garë ndërkombëtare për nder të Pavarësisë së Kosovës

Atletika

Garë ndërkombëtare për nder të Pavarësisë së Kosovës

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:58
Këtij aktiviteti i paraprin takimi i Kryetarit të komunës Sokol Haliti me kryetarin e Federatës së Atletikës Halil Sylejmani.

Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, organizon gara ndërkombëtare në atletikë. Këtij aktiviteti i paraprin takimi i Kryetarit të komunës Sokol Haliti me kryetarin e Federatës së Atletikës Halil Sylejmani. Synimi i lartpërmendurve është që të organizojnë një garë madhështore dhe që të janë shembull edhe për të tjerë. Prandaj, synojnë që të gjitha përgatitjet të shkojnë siç është më së miri deri në ditën e garës. Pritet që të marrin pjesë garues të shumtë, që të shënohet në mënyrën më të mirë Dita e Pavarësisë – 17 Shkurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...