Atletja shqiptare befason: Kam mbajtur edhe ish-të dashurin me lekë - Bota Sot
Atletja shqiptare befason: Kam mbajtur edhe ish-të dashurin me lekë

Atletika

Atletja shqiptare befason: Kam mbajtur edhe ish-të dashurin me lekë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 15:45
Atletja shqiptare befason: Kam mbajtur edhe ish-të dashurin me lekë

Klodiana Shala është një prej atleteve më të mira shqiptare. Ajo nisi të merrej me sport që në vitin 1994. Puna e saj u vlerësua shumë shpejt pasi ia doli që të merrte për 4 vite nga 1 mijë dollarë në muaj sepse ishte sportistja më e talentuar në Europë.

Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Late Night Show” në “Ora News”, ku zbuloi se paratë i përdori për të bërë faza përgatitore si dhe për të mbajtur familjen e ish-të dashurin.

Klodiana Shala: E kam filluar sportin në klasë sportive, në klasë të tetë. Kam patur spartakiadat e dikurshme dhe aty jam spikatur. Për 3 muaj kapa kategorinë e parë të të rriturave që jam shquar talent. Kam marrë bursë nga bota si sportistet më të talentuara të botës.

Kastro Zizo: Të kanë dhënë lekë?

Klodiana Shala: Po. Bursë monetare nga të huajt. Atëherë kam marrë nga 1000 dollarë në muaj për 4 vjet.

Kastro Zizo: Çfarë bëje me ato lekët?

Klodiana Shala: I shpërndaja. Kam bërë fazë përgatitore dhe gjithmonë kam ikur jashtë shtetit.

Kastro Zizo: Ndonjë lekë në shtëpi e ke çuar?

Klodiana Shala: Normal. E kam mbajtur dhe mamin dhe babin, edhe ish-in që kam bashkëjetuar. Njeriu jeton, nuk ka pse bëhet pishman, ato janë fate, kismete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...