Atletët e Kosovës synojnë rezultate të mira në Stamboll

Atletika

Atletët e Kosovës synojnë rezultate të mira në Stamboll

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:38
Atletët e Kosovës synojnë rezultate të mira në Stamboll

Federata Atletike e Kosovës do të përfaqësoj Kosovën me gjashtë atletë në “Balkan Indoor U20 Championships”,  që do të mbahet me 10 shkurt në Stamboll të Turqisë. Ekipi i kombëtares së Kosovës në atletikë sot në orët e mëngjesit ka udhëtuar dhe do të paraqiten në Kampionatin Ballkanik U20 në sall me këta garues: Muhamet Ramadani në hedhjen e gjyles Albina Deliu në disiplinën 800 metra dhe 1500 m. Leart Osmanaj në disiplinën 60 m. Gent Kaja në disiplinën 800 m. Albina Bojaxhiu në disiplinën 800 m. Ardian Peci më disiplinën 1500 m. Në Kampionat Ballkanik do të marrin pjesë 16 shtete nga 19 anëtarët e ABAF, ndërsa numri i përgjithshëm i atletëve që janë paraqitur është 212 atletë. Shtete që do marrin pjesë janë: Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Izraeli, Kosova, Moldavia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Serbia, Ukraina dhe nikoqiri Turqia.
Kryetari Halil Sylejmani ju dëshiroj sukses garuesve tanë dhe ta përfaqësoni sa më mirë Kosovën”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat