Mitrovicasi Muhamet Ramadani fitoi medaljen e bronztë në hedhjen e gjyles në Kampionatin ballkanik U-20 - Bota Sot
Mitrovicasi Muhamet Ramadani fitoi medaljen e bronztë në hedhjen e gjyles në Kampionatin ballkanik U-20

Atletika

Mitrovicasi Muhamet Ramadani fitoi medaljen e bronztë në hedhjen e gjyles në Kampionatin ballkanik U-20

Nga: F.B Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 21:56
Muhamet Ramadani

Atleti i ri mitrovicas 16 vjeçar Muhamet Ramadani, ka qenë pjesë e Kampionatit Ballkanik U-20 në palestër, që u mbajt në Turqi dhe ka dëshmuar një të ardhme të sigurt, duke hedh gjylen 17,35 metra që është rezultati i tretë më i mirë duke i sjell Kosovës medalje të bronztë.

Ramadani është një talent që po punon shumë dhe që nga gara në garë po dominon në disiplinën e hedhjes së gjyles, jo vetëm në vendin tonë dhe Shqipëri, por edhe në garat tjera ballkanike.

Sot ai ka pasur një tjetër paraqitje premtuese, duke u rëndit i treti në garën U-20 me 17.35 metra që është rezultat për lakmi, ai ka mbetur prapa nga atleti boshnjak Stikovac që doli i dyti me 18,51 dhe turku Karahan me 19, 88 metra.

Një nga trajnerët e tij është edhe ish-atleti mitrovicas Shaban Ramadani që së bashku me trajnerin Xhavit Tahiri janë duke punuar shumë me atletin premtues që mund të jetë një ndër atletët që shumë shpejtë mund të sjellin edhe më tutje medalje vendit tonë.

Rezultate premtuese kanë arritur edhe atletët tjerë, ndonëse jo aq të suksesshëm që të sjellin medalje vendit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...