Një takim domethënës dhe që pritet të sjellë të mira për Mbretëreshën e Sporteve. Në zyrën e Federatës Atletike të Kosovës kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani në një takim priti kryetarin e Federatës Atletike të Izraelit, Ami Baran.
Krerët e federatave biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave në sportin e atletikës në të ardhmen.
Nga ky takim u dakorduan që në të ardhmen e afërt të kemi një vizitë ku do të thellohen pikat e bashkëpunimit dhe të fillohet me realizimin e ndonjë projekti të atletikës për të rinj. “Sylejmani falënderoi Ami Baran për vizitën që bëri federatës tonë Ami Baran”, thuhet mes të tjera nga FAK-u.