Kosova me synime për rezultate të mira në Turqi

Atletika

Kosova me synime për rezultate të mira në Turqi

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:09
Halil Sylejmani në mes me garues

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të përfaqësohet me katër atletë në Balka Indoor Championships, që mbahet sot në Stamboll. “Në këtë kampionat do të marrin pjesë mbi 250 atletë nga 20 shtete pjesëmarrës dhe do të garojnë në 24 disiplina të ndryshme.

Balka Indoor Championships do të jetë një mundësi e mirë për sportistët që të zënë normat për pjesëmarrje në kampionatin indor Evropian që do mbahet më 01/03.03.2019 në Glasgou.

Kosova do të përfaqësohet me këta atlet në këto disiplina: Musa Hajdari në disiplinat 800 metra, Astrit Kryeziu në disiplinat 800 metra, Gresa Bakraçi në disiplinat 800 metra dhe 1500 Erudit Rysha në disiplinat Kërcim gjatësi dhe trehapësh. Kosovën do ta drejtojë selektori Zijadin Kryeziu dhe trajneri Gazmend Leka. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës z. Halil Sylejmani do ta përcjell për së afërmi paraqitjen e atletëve tan në kampionatin Ballkanik dhe do marrë pjesë në takimin punues me kryetarët e Federatave Ballkanike”, bëhet e ditur nga Federata Atletiken e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat