Smajlaj i pafat, tërhiqet nga gara në Kampionatin Europian

Atletika

Smajlaj i pafat, tërhiqet nga gara në Kampionatin Europian

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:57
Smajlaj i pafat, tërhiqet nga gara në Kampionatin Europian

Në datat 1-3 mars në Glazgou të Skocisë zhvillohet Kampionati Europian i Atletikës për sallat e mbyllura. Vendi ynë përfaqsohet nga 2 atletë, Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega.

Smajlaj duhet të kishte startuar ditën e sotme në orën orën 11:00, por nuk e ka bërë për shkak të një dëmtimi. Këtë e konfirmon edhe faqja zyrtare e eventit ku Smajlaj është shënuar me (DNS) që do të thotë se nuk startoi garën. Smajlaj u shpall kampion Europe 2 vite më parë në kërcim së gjati ku theu edhe një rekord kombëtar duke kërcyer 8.08 metra. Mesa duket shkodrani ka qenë i pafat…

Më poshtë gara në kohë reale, ku shikohet se Smajlaj nuk ka ka startuar garën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat