Ish-notari me famë botërore e viziton Kosovën - Bota Sot
Ish-notari me famë botërore e viziton Kosovën

Atletika

Ish-notari me famë botërore e viziton Kosovën

Më: 4 mars 2019 Në ora: 15:26
Genadijus Sokolovas

Ish-notari i famshëm, tani trajneri i njohur në këtë sport, Genadijus Sokolovas, ndodhet për një vizitë disa ditore në Kosovë, ndërsa sot është pritur në një takim nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani.

Sokolovas ndodhet prej disa ditësh në Kosovë, ku po ligjëron në seminarin e FINA-s (Federata Ndërkombëtare e Notit), për nivelin e dytë të kursit për trajnerë të notit, në të cilin krahas trajnerëve nga Kosova, po marrin pjesë edhe trajnerë nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Britania e Madhe dhe Brazili, njofton KOK-u.

Ish-notari i njohur ka qenë drejtor i shkencave sportive, ku ka pasur rastin të punojë me elitën e notit, duke përfshirë kampionin e shumëfishtë Olimpik, Michael Phelphs.

“Presidenti Hasani falënderoi mysafirin nga SHBA-të për edukimin që po e bënë për trajnerët në këtë kurs, duke shprehur mirënjohjen e thellë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Komitetit Olimpik të Kosovs për Federatën e Notit të Kosovës. Gjatë bashkëbisedimit presidenti Hasani kërkoi që bashkëpunimi i Federatës së Notit në Kosovë me ligjëruesin Sokolovas, të thellohet edhe më shumë gjatë këtij viti dhe bashkarisht edhe me Komitetin Olimpik të Kosovës t’i mundësohet Sokolovit të vijë sërish gjatë muajit tetor në vendin tonë për të vijuar edhe nivelin e tretë të trajnimit për trajnerë”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

I pari i Lëvizjes Olimpike në Kosovë, Besim Hasani, e njoftoi Sokolovasin edhe me vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për të përkrahur edukimin në kampe jashtë vendit të trajnerëve të sporteve të ndryshme në Kosovë, si dhe me organizimin e kurseve për trajnerë dhe administratorë sporti.

Genadijus Sokolovas u shpreh mirënjohës për pritjen e bërë, duke shprehur përshtypjet e para se Kosova është vend me shumë talentë nëpër botë.

Ai foli për rëndësinë që ka organizimi i kursit të nivelit të dytë, në të cilin po e bartë përvojën e tij tek trajnerët e shumtë pjesëmarrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...