Europiani i Peshëngritjes, Kombëtarja nis grumbullimin - Bota Sot
Europiani i Peshëngritjes, Kombëtarja nis grumbullimin

Atletika

Europiani i Peshëngritjes, Kombëtarja nis grumbullimin

Më: 9 mars 2019 Në ora: 22:39
Edlir Memaj

Kombëtarja shqiptare e Peshëngritjes nisi grumbullimin për kampionatin evropian që do të zhvillohet në Gjeorgji 6-13 prill.

Gjatë fazës përgatitore, prioritet i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka qenë dopingu me sportistët, që iu janë nënshtruar disa testeve gjatë këtij viti, gjë që u konfirmua edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, Edlir Memaj.

“Kemi menduar të bëjmë edhe një kontroll për dopingun. Është kontrolli i dytë që po bëjmë për këtë vit. Deri tani jemi të kënaqur, por edhe sportistët janë më të ndërgjegjësuar. Do të vijojmë të bëjmë analiza të tjera, për të mos pasur surpriza të pakëndshme”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Ndryshe nga herët e tjera këtë vit, kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet në Evropian me vetëm 5 sportistë të gjithë meshkuj dhe sipas Memaj, për kompeticionin e këtij viti janë zgjedhur elementët më të mirë.

“Përfundimisht vendosëm të çojmë 5 sportistë. Fillimisht patëm planifikuar 10 sportistë, por duke parë kushtet, ulëm numrin në 5, pasi duam të përfaqësohemi me më të mirët, për të marrë rezultate sa më të larta”, tha Edlir Memaj.

Në Evropianin e Gjeorgjisë sytë e të gjithëve do të jenë nga treshja Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Çalja me këtë të fundit që shkon me petkun e kampionit në fuqi të kontinentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...