Sylejmani: Gjysmëmaratona ka filluar me shpirt dhe ashtu do të vazhdojë tërë jetën

Atletika

Sylejmani: Gjysmëmaratona ka filluar me shpirt dhe ashtu do të vazhdojë tërë jetën

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2019 Në ora: 10:49
Halil Sylejmani

Kanë mbetur me pak se një muaj para garës së madhe atletike, që organizohet tash e 19 vite në kryeqytetin e Kosovës, gjysmëmaratona ndërkombëtare

“Prishtina 2019”! Po bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për garën që do mbahet me 28 prill dhe pritet të marrin pjesë atletët nga shtetet e ndryshme të botës dhe siç dihet fituesi i garës qoftë të femrat qoftë të meshkujt shpërblehet me 1200 euro, po ashtu edhe shtatë vende tjera me shpërblime ashtu siç përcaktohen nga organizatori. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, shprehet se është garë e madhe e cila ka filluar më shpirt dhe ashtu do të vazhdojë tërë jetën.

“Kemi filluar përgatitjet para vitit 2019, menjëherë kur është kryer gjysmëmaratona e 18-të. Punët janë duke shkuar si kanë shkuar edhe viteve tjera, me angazhim maksimal, kjo është gara e 19-të, kurse vitin e ardhshëm do të jetë e 20-ta me radhë, jubilare. Kemi bashkëpunim me disa organizata sportive, me federata dhe atletët e shteteve të ndryshme, të cilët kanë qenë pjesëmarrëse në një e më shumë gara të gjysmëmaratonës që janë organizuar në Kosovë.

Jemi në bashkëpunim edhe me ministrinë e sportit, që të organizojmë garën, me Komunën e Prishtinës, një bisedë të shkurtër kemi pasur edhe me komunën e Fushë Kosovës, e cila është pjesëmarrëse në një formë fizike, pasi që kalojnë garuesit nëpër këtë qytet. Po ashtu do të tentojmë edhe përmes televizionit ta transmetojmë direkt këtë ngjarje dhe të bëhet propagandë edhe përmes televizioneve e mediave të shkruara për këtë garë të madhe, ta sensibilizojnë opinionin dhe të jemi komplet për organizimin e kësaj gare”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Numri një i federatës tha se në kryeqytetin e Kosovës do të zbarkojnë atletët e atletet nga shumë shtetet e botës. “E kam thënë dhe e them përsëri, se deri me tani kjo garë ndërkombëtare është më e madhja deri me tani dhe pritet të jetë edhe më e madhe në Kosovë.

Gjithashtu në organizim do të jenë të kyqur edhe FSK-ja, policia, institucionet tjera, si shëndetësore etj. që mos të mungojë asgjë lidhur me organizimin. Unë dëshiroj nga ju dhe gazeta ‘Bota sot”, e cila ka raportuar me korrektësi e profesionalizëm, e ka mbështetur gjithmonë mbretëreshën e sporteve, që sa është e mundur ajo ta njoftojë opinionin e gjerë që diçka po ngjan me 28 prill në kryeqytetin e Kosovës.

Do të vrapojmë së bashku, thjeshtë mi treguar opinionit brenda dhe jashtë që Federata Atletike bën të pamundurën për të sjellë garues nga e tëra bota. Në këtë garë të madhe pritet të marrin pjesë atlete e atletë prej shteteve afrikane, Amerikës, Evropës, edhe vendet të tjera.

Presim garues edhe me tepër se vitin e kaluar, sinjalet janë evidente, prandaj bashkërisht të gjithë të bëjmë pamundurën që të jetë garë e suksesshme ashtu siç i ka hije. Kërkojnë nga ata të cilët mund ta ndihmojnë materialisht apo me mjete të ndryshme garën, të jenë prezent në gjysmëmaratonën që mbahet me 28 prill dhe fillon prej orës 10.00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë”, përfundoi Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat