Ky është shpërblimi nëse fiton vendin e parë në garën e madhe në Prishtinë

Atletika

Ky është shpërblimi nëse fiton vendin e parë në garën e madhe në Prishtinë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:01
Halil Sylejmani

E diela po vjen përkatësisht 28 prilli, ku do të mbahet gara më e madhe ndërkombëtare e atletikës në vendin tonë, gjysmëmaratona ndërkombëtare “Prishtina 2019”. 
Të gjitha përgatitjet po shkojnë sipas planit, ndërsa presidenti i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, zotohet për një garë edhe më të fuqishme. 
Fituesi i garës qoftë të femrat qoftë të meshkujt do të shpërblehet me 1200 euro. 

Shpërblimet për 10 vendet e para, 21 km
Meshkuj e femra

Vendi i parë    1200 euro 
Vendi i dytë    900 euro 
Vendi i tretë    700 euro 
Vendi i katërt    500 euro 
 Vendi i pestë        400 euro
Vendi i gjashtë    300 euro
Vendi i shtatë    200 euro
Vendi i tetë    100 euro
Vendi i nëntë    70 euro
Vendi i dhjetë    50 euro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat