Njeriu që nuk u dorëzua për 19 vite, por fuqizoi garën në vendin tonë...

Atletika

Njeriu që nuk u dorëzua për 19 vite, por fuqizoi garën në vendin tonë...

Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:43
Halil Sylejmani

Në pranverën e vitit 2001 kishte startuar Gjysmëmaratona ndërkombëtare “Prishtina 2001” në atletikë, që pak kush ia kishte besën se kjo garë do të fuqizohej gjithnjë e më shumë. Fituesi i garës së parë ka qenë Zijadin Kryeziu, aktualisht selektor i Kombëtares së Kosovës. ishte vite i parë i lirisë së Kosovës, kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, me bashkëpunëtorët e tij, vendosën për Gjysmëmaratonën e parë.

Për dikë, kjo do të ishte jetëshkurtër, 4-5 vjeçare, por sot kjo garë ka fituar reputacionin dhe ditë më parë u mbajt e 19-ta me radhë, vitin e ardhshëm do të shndërrohet edhe në maratonë! Si u fuqizua kjo garë? Fuqizimi ka një emër! Ai emër është Halil Sylejmani, që me fanatizmin e tij, me struktura që kishte pas vete, sot Gjysmëmaratonën e ka bërë një garë të fuqishme, ku marrin pjesë kenianët, marokenët e shumë shtete tjera.

Jo me kaq, fituesi i garës shpërblehet me 1200 euro qoftë të femrat qoftë te meshkujt dhe po ashtu deri në vend të dhjetë, si dhe në kategori tjera. Sylejmani ua kishte dhënë besën qysh në vitin 2000, se gjysmamaratonën do të bëjë garën më atraktive, kështu edhe doli! E mbajti fjalën dhe tejkaloi parashikimet. Sot për Gjysmëmaratonën “Prishtina 2019” flitet kudo dhe me shumë krenari. Sylejmani, ndihet sikur në qiellin e shtatë që zotimin e bëri realitet madje tejkaloi edhe parashikimet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat