Iu ndalua të garojë me femra, ja çfarë ka bërë Semenya

Atletika

Iu ndalua të garojë me femra, ja çfarë ka bërë Semenya

Më: 3 maj 2019 Në ora: 20:55
Caster Semenya

Dy ditë me parë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) mori vendimin që atletja nga Afrika e Jugut, Caster Semenya, t’i nënshtrohet terapisë për uljen e nivelit të testosteronit nëse dëshiron të vazhdojë të garojë me femrat. Pavarësisht këtij vendimi, atletja kampione olimpike ka garuar sot në disiplinën e saj të preferuar, 800 metra, në etapën e parë të Ligës së Diamantit, zhvilluar në Doha.

Rezultati? Fitore shumë e lehtë për atleten 28-vjeçare, që dha kohën 1’54”98. Kjo mbetet një nga paraqitjet e saj më të mira në këtë distancë në karrierë. Gjithsesi, duke parë vendimin e CAS-it, kjo mund të jetë edhe gara e saj e fundit në atletikë. Nëse Semenia vendos të garojë në këtë disiplinë, atëherë ajo duhet të nisë kurat për të ulur nivelin e testosteronit në gjak.

IAAF (Federata Ndërkombëtare e Atletikës) ka vendosur që nga 8 maji të gjitha atletet që kanë “problemin” e Semenyas të mos garojnë më në disiplinat 800 dhe 1500 metra. Kjo do të thotë që Semenya ka 3 alternativa: 1-Të tërhiqet përfundimisht nga sporti; 2-Të nisë kurat për t’u rikthyer më pas të garojë në këtë distancë; 3-Të tentojë një karrierë të re në distancën 3000 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat