Mediat serbe: 20 vjet më parë, snajperisti shqiptar e ka vrarë yllin e sportit serb

Atletika

Mediat serbe: 20 vjet më parë, snajperisti shqiptar e ka vrarë yllin e sportit serb

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:00
Goran Raicevic

Sot janë mbushur 20 vjet qëkur në Medvegjë është vrarë ish-sportisti i njohur serb, atleti Goran Raicevic, shkruan Kurir.rs.

Siç shkruajnë mediat serbe, Raicevic ishte qëlluar nga një plumb i snajperit shqiptar në Medvegjë. Ish-asi serb i sportit ishte vrarë pikërisht më 6 maj të vitit 1999, në moshën 36-vjeçare, derisa ishte pjesëtar i armatës së Jugosllavisë.

Mediat serbe po ashtu shkruajnë se Raicevic, si sportist kulmor ka mundur ta shtyjë afatin e shërbimit ushtarak.

Me fillimin bombardimeve të NATO-s, ai është dashur të udhëtojë për në Greqi, ndërsa në vend të udhëtimit ai kishte vendosur ta veshte uniformën ushtarake të Jugosllavisë, duke thënë se po shkonte ta kryente detyrën më të rëndësishme: ta ruante vendin, familjen, bashkëshorten dhe dy binjakët Nikolën dhe Katarinën, shkruan ndër të tjera Kurir.rs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat