Rekord i ri i Gresa Bakraqit!

Atletika

Rekord i ri i Gresa Bakraqit!

Nga: K. G. Më: 19 maj 2019 Në ora: 17:43
Rekord i ri i Gresa Bakraqit!

Atletja më e mirë në vendin tonë, Gresa Bakraqi, ka shënuar një rekord të ri. Ajo rekordin e ka thyer në kryeqytetin e Maqedonisë Veriore. “Atletika e Kosovës me një rekord të ri në disiplinën 600 metra për seniore. Bakraçi vuri rekord të ri me rezultat 1:35.60 minuta në garën që u mbajt në Shkup. Rekordin në këtë disiplinë e mbante Vijona Kryeziu me rezultat 1:36.24”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës. “Së pari do të doja ta falënderojë trajnerin Adnan Demalia për punën e palodhshme që e bën për mua, pastaj klubit tim Besës (Pejë) për përkrahjen që më dhanë këtyre 2 garave rresht që i kisha brenda 2 ditëve dhe çdo ditë që më ndihmojnë në stërvitjet e mia”, tha Bakraqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat