Kryeziu iu rikthehet garave

Atletika

Kryeziu iu rikthehet garave

Nga: K. Goca Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:17
Kryeziu iu rikthehet garave

Atleti më i mirë në vendin tonë, Astrit Kryeziu, me sukses iu rikthehet garave. Reprezentuesi i Kosovës dhe anëtari i KA Roganës, ka hequr qafesh lëndimin.  Përzgjedhësi i Kosovës, Zijadin Kryeziu, njëkohësisht edhe trajner i Roganës, është i lumtur që Astriti iu rikthehet garave. “Astrit Kryeziu i kthehet garave pas një lëndimi që kishte në fillim të këtij muajit, ai u paraqit në disiplinën 800 metra në mitingun ndërkombëtar në Ordegem të Belgjikës, ku arriti të përfundoj garën me rezultat 1.49.77 minuta.

Kjo është gara e parë e sezonit në disiplinën e tij dhe ishte një test i mirë, tani më ajo çka është e rëndësishme edhe pas garës po ndihet mirë nga lëndimi që kishte. Ky është një miting ku konkurrojnë atlet nga e gjithë Evropa dhe kontinente të tjera për të testuar përformancën e tyre.

Vetëm në disiplinën 800 metra këtë vit kanë konkurruar 289 pjesëmarrës të ndarë në 24 grupe. Katër grupe janë më të dalluara ku pjesë e tyre ishte edhe Astrit Kryeziu, gjithnjë falë rezultatit personal që kishte më herët. Për këtë pjesëmarrje një falënderim i veçantë shkon për miqtë tanë: Musa Hotin, Bart dhe Mariska Vandecasteele që janë kujdesur për Astritin dhe i kanë dhënë përkrahje në çdo hap”, ka thënë Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat