Përfundon Trail Maratona e parë ndërkombëtare “Prishtina Trail Marathon” - Bota Sot
Përfundon Trail Maratona e parë ndërkombëtare “Prishtina Trail Marathon”

Atletika

Përfundon Trail Maratona e parë ndërkombëtare “Prishtina Trail Marathon”

Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:07
“Prishtina Trail Marathon”

Për herë të parë në Prishtinë është mbajtur Tral Maratona “Prishtina Trail Marathon” e organizuar nga klubi i vrapit “XTrailer –fun run” në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës.

Kjo garë është mbajtur në parkun e bukur të Gërmisë në Prishtinë.

Gjatë këtij organizimi, janë mbajtur garat në 3 disiplina, atë të 10, 21 dhe 42 kilometra.

Ndërsa nuk ka munguar edhe organizimi për fëmijë, të cilët vrapuan për rreth 1 kilometer.

Kushtrim Zebica nga Komiteti Organizitiv i kësaj maratone pohoi se sipas tij gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke iu falënderuar vullnetarëve të cilët kanë shprehur dëshirë që ti ndihmojnë atyre në organizimin e kësaj gare.

Zebica: Kemi pasur shumë sfida, por ia kemi dalur për këtë organizim

“Sot është organizuar gara e parë ndërkombëtare e vrapimet me shtigje malore “Prishtina Trail Marathon”. Është hera e parë e cila organizohet në Kosovë, bartës i organizimit të këtij aktiviteti është klubi i “X-Trailer run, fun”. Këtë iniciative për organizim e kemi marrë duke u bazuar në bazë të përvojave që i kanë pasur anëtarët tonë me pjesëmarrjen në evente të llojit të tillë në vende të ndryshme evropiane dhe e kemi parë si nevojë dhe mundësi e cila i ka munguar kryeqytetit të Kosovës po gjithashtu edhe komplet shtetit tonë. Përveç karakterit sportiv kjo garë e ka një kauzë në vete, është run green, run clean, vrapo gjelbër, vrapo pastër, duke u bazuar se Prishtina ka qenë njëra nga qytetet e listuar për ka cilësia e ajrit më të dobët në botë,” u shpreh Zebica.

Një ndër vullnetaret e cila ishte bashkangjitur në organizimin e këtij aktiviteti ishte edhe Leonora Aliu.

Ajo kishte vendosur që të ju ndihmojë komiteti organizativ për arsye të shumta. Një ndër to ishte edhe arsyeja e këtij organizimi, ku sipas saj Prishtina duhet të ketë organizime të shumta të këtij lloji.

Aliu: Është mirë të bëjmë sa më shumë punë vullnetare

“Po sot kam vendosur me ju bashku ekipit të vullnetarëve, diku 75 vullnetar iu kanë bashkuar maratonës të XTrailer Prishtina Marathon. Është maratona e parë që po organizohet në 42 kilometra dhe është martona e parë që po organizohet në parkun e Germisë, dhe e cila e ka moton run green, run clean që i bie do të thotë me vrapu pastër dhe për gjelbërimin. Ideja e kësaj maratone është ti vetdisojmë njerëzit rreth aktivitet sportive, rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe duke e pasur parasysh se sa shumë ka nevojë Kosova për një ambient të pasur dhe për pyllëzimin e Kosovës, gjelbërimin e Kosovës kam vendosur që ti bashkohem kësaj ekipe,  për të dhënë kontributin tim në mes të kësaj shoqërie”, tha Aliu.

Në këtë organizim pjesmarrës ishte edhe shoqata Doën Syndrom Kosova, e cila në këtë organizim promovoi produktet e tyre.

Ndërkaq si gjithnjë ishte Medina Surdulli ajo e cila ka marrë pjesë në garën për fëmijë.

Surdulli u shpreh tejet e lumtur me faktin se ishte pjesë e këtij organizimi dhe para fillimit të garës u shpreh se do të synonte ta fitonte së paku njërin nga tri vendet e para.

Surdulli: Aktivitetet sportive më bëjnë të ndjehem mirë

“Unë ndjehem shumë e lumtur edhe pse do të marrë pjesë në maratonë. Shpresoj që do të fitojë. Shpresoj që të marrë ndonjë medalje” u shpreh ajo.

Në maratonën 10 kilomtera në kategorinë e femrave fituese doli atletja nga Peja, Gresa Bakraqi e cila pas garës u shpreh tejet e lumtur me faktin se arriti të triumfojë në këtë garë.

Bakraqi: Konkurrenca nuk ishte e duhura për mua

Sa i përket vrapimit ishte një vrapim shumë i mirë, ngaqë edhe kisha përgatitje për këtë garë. Gjithçka ishte në rregull, koha ishte në rregull, konkurrenca ishte në nivelin jo të duhur për mua por jam shumë e lumtur që arrita të triumfojë. Është hera e parë që vrapoi në këtë garë, por sa i përket terenit nuk është që ishte diçka shumë e vështirë”, tha ajo.

Ndërkaq në disiplinën e njëjtë në kategorinë e meshkujve fitues doli Çlirim Hyseni, i cili arriti në finish i pari.

Ai pas garës u shpreh se kishte shumë vështirësi, në terenin malor por me të gjitha përpjekjet në fund ia doli të shpallej fitues.

Hyseni: Terreni ishte shumë i vështirë

“Gara ka qenë e mirë. Është hera e parë që marrë pjesë në vrapim malor. Në vrapimet tjera që i organizon Federata e Atletikes e Kosovës marrim pjesë, por vrapim malor është hera e parë. Tereni ishte mjaftë i vështirë, por në fund ia arrita të dal i pari dhe ka qenë mjaftë mirë. Koha ka qenë shumë e mirë”, u shpreh ai.

Kujtomë që në këtë Martonën kanë marrë pjesë garues nga 18 vende të ndryshme të botës, dhe organizatorët premtuan se do të vazhdojnë çdo vit të organizojnë një gjë të tillë, por me moto të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...