Sylejmani emocionohet shumë kur kujton fjalën që ia tha Presidenti Ibrahim Rugova  - Bota Sot
Sylejmani emocionohet shumë kur kujton fjalën që ia tha Presidenti Ibrahim Rugova 

Atletika

Sylejmani emocionohet shumë kur kujton fjalën që ia tha Presidenti Ibrahim Rugova 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:26
Sylejmani kur u takua në vitin 2005 me Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova

Plot 14 vite (me 6 maj) kanë kaluar kur presidenti i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, u prit nga Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.  Kjo pritje e kishte një domethënie të veçantë, sepse arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, dr. Rugova, iu dha përkrahje të fuqishme për Gjysmë Maratonën e pestë ndërkombëtare “Prishtina 2005” në atletikë.

Image

Shkrimi në gazetën 'Bota sot' me 7 maj të vitit 2005

Sylejmani kur kujton ditën e takimit me Rugovën, emocionohet shumë, sidomos për fjalët që ua tha shumë të fuqishme për sportin dhe atletikën.

Image

Halil Sylejmani

“Kjo garë do të jetë nën patronatin e Presidencës së Kosovës, kështu që do t'ju ndihmojmë me atë çka kemi mundësi si Presidencë”, kështu i tha dr. Rugova gjatë takimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...