Musa Hajdari me rekord të ri - Bota Sot
Musa Hajdari me rekord të ri

Atletika

Musa Hajdari me rekord të ri

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 18:52
Musa Hajdari me rekord të ri

Klubi Atletikës Rogana, Musa Hajdari, me rekord të ri mbarëkombëtar në disiplinën 800 metra. “Sot në Ohër në Kupën e Maqedonisë Hajdari theu rekordin në disiplinën 800 metra me kohë 1.47.65 me matje elektronikem vlen të theksohet se rekordin paraprak e mbante vet Hajdari.

Nga shkurti i këtij viti deri më tani ka vendosur tre rekorde shtetërore, ky është një tregues i mirë dhe pasqyrë për disa skeptikë të Atletikës vendore. Sot kushtet klimatike nuk ishin të favorshme pasi që vrapimi ishte pak para orës 12-të dhe temperatura ishte e lartë, duke marrë parasysh këta faktorë dhe faktorin konkurrencë ky është një rezultat i shkëlqyeshëm.

“Unë jam i kënaqur me performancen e treguar sot në Ohër nga Musa, në një konkurrencë të ngushtë jam i sigurt se do vraponte 1.46 poshtë.

Ne akoma po vazhdojmë të jemi të hendikepuar sa i përket paraqitjes në mitingje ndërkombëtare ku rezultatet mundë të arrihen shumë lehtë, pengesa kryesore është pajisja me vizë ku vetëm këtë vit kemi humbur tre aktivitete ndërkombëtare e në këtë drejtim neglizhente ka qenë edhe federata atletike e Kosovës pasi që nuk ka bërë asnjë përpjekje për ndonjë miting të tillë, pra është fjala për mitingje të niveleve më të larta jo për mitingje të rajonit. “Urime” rekordin Federata Atletike e Kosovës!”, shkruan Zijadin Kryeziu, selektor i kombëtares së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...