Gjeneratat e reja e lakmojnë kur e shohin fuqinë e 74-vjeçarit Muhamet Rama! Burri me prejardhje nga Vushtrria për çdo ditë vrapon më shumë se 20 kilometra në rrugët e kryeqytetit, Prishtinë, me shumë në Taukbahçe.
Nuk ia huq pothuajse asnjë ditë stërvitjeve dhe përgatitet për secilën garë të veteranëve, por vështirë kush që mund t’ia rrëmben vendin e parë.
Rama apo 74-vjeçari, njihet si atlet veteran, i qetë dhe me zemër të madhe, me shpejtësinë e tij padyshim se po e hallakat Kosovën.
Sepse, ka shumë të rinj e të reja që nuk mund të vrapojnë sa ai, madje edhe sportistët.
Ka shumë energji Muhameti, por sporti është ai që e bën edhe më të fuqishëm. E do sportin me loçkë të zemrës dhe është në gjendje të flet për gjeneratat e ndryshme të kombëtareve, që nga vitet e 60-ta.
Muhamet Rama ulur
Dashurinë më të madhe e ka për sport dhe atletika ësht[ ushqim i fortë për të, që e ka bërë sikur të jetë në kohën e 40-tave.