Haliti: Kemi arritur që Spanjës t’ia heqim të gjitha aktivitetet europiane dhe botërore 

Atletika

Haliti: Kemi arritur që Spanjës t’ia heqim të gjitha aktivitetet europiane dhe botërore 

Nga: K. Goca Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:45
Driton Haliti, majtas

Si gjithnjë autoritetet spanjolle shkaktojnë probleme kur është çështja e pajisjes me viza të sportistëve të Republikës së Kosovës. Sa e sa herë spanjollët kanë bërë probleme, duke mos pajisur me viza sportistët tanë dhe i penguan që të futen në shtetin e tyre.

Kryetar i Shoqatës së Atletëve Veteran të Kosovës, Driton Haliti, përmes një shkrimi të tij tregon një detaj interesant se si i kanë hequr qafesh spanjollët.  

Sipas tij, që të luftosh për një kauzë duhet njerëz që angazhohen dhe i njohin gjërat, sepse nuk ka asgjë të paarritshëm. Haliti tregon për një arritje karshi shtetit spanjoll.

Bile ai kritikon disa që më shumë shkojmë si turist se sa që po kryejnë punën për të cilët janë të thirrur!  “Të luftosh për një kauzë të drejtë duhen njerëz dhe angazhim, jo vizita dhe turizëm, këtë po e dëshmon edhe refuzimi i fundit që Spanja e bëri për sportet tona.

Po e bëj këtë shkrim me të vetmin qëllim qe t’i tregoj opinionit se me pak kaçik sa kemi ne veteranët e atletikes kemi arritur që Spanjës t’ia heqim të gjitha aktivitetet europiane dhe botërore për atlet veteran derisa Spanja nuk e pranon Kosovën me të drejta të plota sikurse të gjithë anëtarët tjerë të EAA-së dhe WMA-së.

Këtë arritje e kemi bërë falë angazhimit tonë dhe falë miqve tanë që e kuptojnë kauzën tonë për pjesëmarrje me të drejta të barabarta, në të njëjtën kohë i është bërë presion federatës ballkanike për atlete veteran që edhe Kosova të pranohet në gjirin e saj, sepse akoma hezitojnë të pranojnë Kosovën në BAVA (Balkan athletic veteran associacion) përndryshe do të sanksionohet me pezullim të te gjitha aktiviteteve dhe i njëjti fat do e përcjell çdo shtet që nuk na respekton.

Vlen të theksohet edhe takimi i fundit që e kishim me krerët e federatës botërore dhe europiane për atlet veteran në Torun të Polonisë gjatë Kampionatit Botëror, ku na është premtuar një përkrahje e fuqishme nga këto dy institucione. Na dhanë premtime se mbledhja e ardhshme e bordit të EMA (europian master athletics) do të mbahet në Kosovë.

Jemi në bisedime që për vitin 2022 ose 2024 të mbahet një Kampionat Europian për veteran në Kosovë, gjithashtu kemi marr ftesë që me 2020 të marrim pjesë në kampin që organizohet për veteran mbi moshën 60 vjeçe Kosova si e ftuar e veçantë në mesin e 12 shteteve të zhvilluara.

Këto janë vetëm disa nga të arriturat deri me tani për vitin 2019. Sigurisht këto arritje nuk do të ishin pa përkrahjen e te gjithëve dhe Federatës Atletike të Kosovës që na përkrahë në çdo aktivitet për veteran”, shkruan Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat