Senzacion, Ramadani i artë, i sjell Kosovës medaljen e parë Olimpike Evropiane - Bota Sot
Senzacion, Ramadani i artë, i sjell Kosovës medaljen e parë Olimpike Evropiane

Atletika

Senzacion, Ramadani i artë, i sjell Kosovës medaljen e parë Olimpike Evropiane

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 19:48
Ramadani i artë, i sjell Kosovës medaljen e parë Olimpike Evropiane

Atleti Muhamet Ramadani ka hyrë në histori të sportit të Kosovës.

Djaloshi i artë nga Mitrovica fitoi medaljen e artë në disiplinën hedhje e gjylës 5 kilogramë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), Baku 2019.

Image

16-vjeçari e hodhi gjylën në largësi 19.75 metra, gati 1 metër më shumë se vendi i dytë.
Ramadani la pas rusin, Semen Borodayev me rezultat 18.83 metra.

Falë Ramadanit Kosova fitoi medaljen e parë dhe të vetme në EYOF Baku 2019, dhe të parën për vendin tonë në tri pjesëmarrje të Lojërave Olimpike Evropiane për të Rinj.

Mumaheti suksesin ia ka dedikuar familjes së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...