Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Zijadin Kryeziu, ka fjalë të mëdha për atletin Musa Hajdari.
“Musa Hajdari me rekord të ri shtetëror në diciplinën 1500 metra.
Ai sot në kampionatin e Maqedonisë në Shkup arriti të thyej rekordin me kohë 3.44.02, rekordi paraprak ishte 3.46.76 , këtë rekord e mbante vet Hajdari.
Vlen të theksohet se ky është rekordi i pestë shtetëror vetëm gjatë këtij viti”, shkruan Kryeziu.