Kosova me sukses të madh në Baku, lë prapa shumë fuqi botërore

Atletika

Kosova me sukses të madh në Baku, lë prapa shumë fuqi botërore

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 12:30
Ky sukses ka ardhur pas medaljes së artë të atletit Muhamet Ramadani.

Ekipi Olimpik i Kosovës ka përfunduar në vendin e 26-të nga 50 shtete pjesëmarrëse në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), Baku 2019.

Ky sukses ka ardhur pas medaljes së artë të atletit Muhamet Ramadani. Ai fitoi të artën në disiplinën hedhje e gjylës.

Kosova la pas shtete të fuqishme si Hungaria, e cila fitoi 19 medalje, por jo edhe të artën, Zvicrën, Slloveninë, Serbinë, etj.

Ekipi ynë u përfaqësua në kryeqytetin e Azerbajxhanit me 18 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, ndërsa fitoi një medalje.

EYOF-i i ardhshëm 2023 do të mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat