Bahtiri ofron mbështetje për talentin e atletikës

Atletika

Bahtiri ofron mbështetje për talentin e atletikës

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:23
Bahtiri ofron mbështetje për talentin e atletikës

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim talentin e atletikës, Muhamet Ramadani, i cili ishte i shoqëruar me krye trajnerin dhe trajnerin e tij, nga klubi i atletikës Mitrovica, Xhavit Tahiri dhe Shaban Ramadani. “Gjatë këtij takimi kryetari Bahtiri, ka përgëzuar sportistin mitrovicas, Muhamet Ramadanin, për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se me punën dhe angazhimin tuaj keni arritur të nderoni tërë qytetin e Mitrovicës”, bëhet e ditur nga KK Mitrovica.

“Me fitoren tuaj në Kampionatin Ballkanik U-18, në hedhje të gjyles, në Stamboll të Turqisë, ju keni bërë që Mitrovicës t’i shtohet akoma nami për suksese në të gjitha sportet, prandaj me ju sot mburret i tërë qyteti. Duke qenë krenarë për suksesin tuaj të arritur, në emrin tim personal, ju përgëzoj për medaljen e artë të fituar në Kampionatin Ballkanik, andaj besoj se falë punës suaj profesionale sukseset do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, ka thënë Bahtiri.

Gjithashtu Bahtiri dhe trajneri Ramadani, u dakorduan që komuna e Mitrovicës të ndërtoj një mini fushë sipas normave ndërkombëtare për hedhje të gjyles, pasi që stadiumi “Adem Jashari” është në renovim, dhe kjo fushë të ndërtohet afër Liqenit Akumulues në fshatin Suhodoll. Bahtiri, ofroj mbështetjen e tij, duke ndihmuar talentin mitrovicas me rreth 2 mijë euro për sukseset e treguara në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa trajneri i klubit të atletikës Mitrovica, Shaban Ramadani, falënderoi kryetarin Bahtiri për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen morale pavarësisht mundësive të kufizuara buxhetore të cilat i ka komuna, ky klub gjithmonë ka gjetur mbështetjen e kryetarit dhe të komunës.

“Falënderoj kryetarin Bahtiri i cili gjithmonë ka treguar gatishmëri që të mbështes klubin tonë, edhe pse mundësitë financiare të komunës janë të kufizuara. Ne do të japim përkushtimin tonë maksimal që edhe në të ardhmen të shënohen suksese të tilla”, tha ndër të tjerash trajneri Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat