Dështon Maratona e Malësisë së Gjakovës, munguan sponzorët - Bota Sot
Dështon Maratona e Malësisë së Gjakovës, munguan sponzorët

Atletika

Dështon Maratona e Malësisë së Gjakovës, munguan sponzorët

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:34
Maratona e Malësisë së Gjakovës

Edhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit për sponsorizime, bizneset dhe korporatat e mëdha po ngurrojnë të bashkohen me organizata sportive.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me Maratonën e Malësisë në Gjakovë.

Organizatorët e kësaj maratone nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” kanë njoftuar se kjo maratonë nuk do të mbahet këtë vit dhe arsyeja është sepse nuk ka sponsorë.

Po ashtu, ata kanë kërkuar djesë ndaj disa nga vrapuesit që ende nuk kanë pranuar çmimet e vitit të kaluar.

Ja njoftimi i plotë:

Të dashur vrapues, adhurues të sportit dhe miq të Maratonës së Malësisë së Gjakovës,

Ju informojmë se Maratona e Malësisë së Gjakovës nuk do të mbahet në këtë vit. Përkundër vullnetit tonë të krijojmë një kulturë sportive, të mbështesim adhuruesit e sportit si dhe t’i japim një frymë bukurive natyrore të Malësisë së Madhe, nuk kemi arritur të sigurojmë një mbështetje serioze, qoftë nga insitucionet apo sponzorët e tjerë.

E vlerësojmë shumë interesimin e vrapuesve për tri edicionet e mbajtura të Maratonës. Jemi shumë të gëzuar që kemi arritur të krijojmë Maratonën e parë që lidh dy shtetet, Kosovën dhe Shqipërinë. Puna vullnetare e ekipit të Maratonës, nxënësve dhe kompanive vendore, për tri edicionet e Maratonës, është një motiv shtesë që na shtyen të besojmë se se ku ka përkushtim ka sukses. Prandaj, shpresojmë që do shihemi në vitin 2020 me një organizim të mirëfilltë, gjithmonë në përkrahje të një jete të shëndetshme.

Po ashtu, duke kërkuar ndjesë prej disa nga vrapuesit që ende nuk kanë pranuar çmimet e vitit të kaluar. ju informojmë se jemi në proces dhe do të përfundohen shumë shpejtë. Ju nuk e meritoni një trajtim të tillë dhe jemi duke u munduar në maksimum për të kryer këto pagesa.

Ju dëshirojmë shumë suksese në aktivitetet e juaja sportive.

Stafi i Maratonës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...