Mitrovica mbështet kampionin ballkanik 

Atletika

Mitrovica mbështet kampionin ballkanik 

Nga: F. Beka Më: 30 gusht 2019 Në ora: 11:15
Mitrovica mbështet kampionin ballkanik 

Me propozim të Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit përkatësisht drejtorit Tafil Peci, Kuvendi Komunal  i Mitrovicës ka vendosur që të mbështes për punë dhe rezultate edhe në të ardhmen kampionin e Kosovës dhe atë ballkanik Muhamet Ramadani.

Si dihet 17-vjeçari Muhamet Ramadani pjesë e Klubit të Atletikës “Mitrovica” në Mitrovicë, ndonëse ka pak vite që merret me “mbretëreshën e sporteve-atletikën” përkatësisht hedhjen e gjyles edhe shtizës, është kampion i Kosovës dhe para ca kohe i ka sjell vendit tonë medaljen e parë ballkanike.

Në Kuvendin Komunal pas debatit dhe mbështetjes unanime nga u miratua propozimi që Ramadani të mbështetet me shumën prej 2 mijë euro, si nxitje dhe stimulim për punë dhe rezultate edhe në të ardhmen.

Këto mjete besohet se do të jenë motiv shtesë për të riun mitrovicas, që të vazhdoj të punoj edhe me më shumë ngulm në arritjen e rezultateve në të ardhmen, aq më parë që në bazë të rezultateve të sivjetshme hedhja e tij është ndër dhjetë hedhjet më të mira në gjithë Evropën.

Në Kuvendin Komunal u potencua se besojnë shumë në potencialin që ka Ramadani dhe ai do të vazhdojë të prezantoj denjësisht Mitrovicën dhe Kosovën si në arenën vendore edhe në atë ndërkombëtare dhe do sjell tituj edhe medalje edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat