Musa Hajdari apo i argjendi i Ballkanit

Atletika

Musa Hajdari apo i argjendi i Ballkanit

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:23
Musa Hajdari dhe Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës

Atleti Musa Hajdari edhe një herë dëshmoi potencialin e ti, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik.

Musa Hajdari, nënkampion i Ballkanit në disiplinën 1500 metra.

“Atletika e Kosovës edhe me një medalje të argjend nga Kampionati Ballkanik për seniorë që po mbahet në Pravets të Bullgarisë.

Atleti më i mirë, Hajdari, në një Konkurrencë të fortë në disiplinën 1500 metra me kohë 3:46.54 u stolis me medalje. 

Ky sukses është pritur pasi që Musa Hajdari gjatë karrierës së tij sportive ka treguar që është atletë i medaljeve ku vlen të përmendet që është medalja e pestë në Kampionatet Ballkanike. 
Federata Atletike e Kosovës e uron Musa Hajdarit për suksesin e arritur duke i dëshiruar shëndet, mbarësi dhe suksese gjatë këtij kampionati”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës. Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës, përgëzon atletin për suksesin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat