Medalja e dytë e argjendtë e atletit të Kosovës, Musa Hajdarit në Ballkanik.
Hajdari ka fituar medaljen e dytë të argjendtë brenda dy ditësh në kampionatin ballkanik të atletikës, që po mbahet në Pravets të Bullgarisë.
Derisa dje e fitoi medaljen në disiplinën 1500 metra, bursisti Olimpik Tokyo 2020 doli i dyti në 800 metra.