Kryeziu i lumtur me sukseset e mëdha të atletëve në Kampionatin Ballkanik

Atletika

Kryeziu i lumtur me sukseset e mëdha të atletëve në Kampionatin Ballkanik

Nga: K. G. Më: 4 shtator 2019 Në ora: 12:26
Kryeziu i lumtur me sukseset e mëdha të atletëve në Kampionatin Ballkanik

Musa Hajdari fitoi dy medalje të argjendta dhe Gresa Bakraçi një në Kampionatin Ballkanik. Padyshim se këto suksese të mëdha e bëjnë të ngazëllyer edhe selektorin e kombëtares së Kosovës, ZIjadin Kryeziu, që po bën një punë të madhe.

“Në Pravets të Bulgarisë u mbajt Kampionati Ballkanik, i 72-ti me radhë. Në këtë kampionat u prezantuam me 2 atlet dhe 1 atlete.

Ekipi ynë bëri një paraqitje të shkëlqyeshme gjatë këtyre dy ditëve ku arritëm të fitojmë tre medalje nga ky kampionat, ky është Kampionati Ballkanik më i suksesshëm i Federatës Atletike të Kosovës deri më tani.

Rezultatet zyrtare: Musa Hajdari: 800m/1500 metra medalje argjendtë, Gresa Bakraçi: 3000 metra medalje e argjendtë, 1500 m. zuri vendin e 9-të. Astrit Kryeziu: 800 m. zuri vendin 5-të”, shkruan Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat