Bakraçi: Jam e para femër e atletikës që i solla medalje Kosovës! - Bota Sot
Bakraçi: Jam e para femër e atletikës që i solla medalje Kosovës!

Atletika

Bakraçi: Jam e para femër e atletikës që i solla medalje Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2019 Në ora: 18:19
Bakraçi: Jam e para femër e atletikës që i solla medalje Kosovës!

Atletët e Kosovës po shënojnë rezultate të lakmueshme në rrafshin ndërkombëtar gjatë këtij viti. Gresa Bakraçi dhe Musa Hajdari me rezultatet e fundit bënë krenarë jo vetëm komunitetin e atletikës por në përgjithësi sportin e Kosovës. Hajdari ka fituar dy medalje të argjendta në Kampionatin Ballkanik, njërën në 800 metra dhe tjetrën në 1500 metra dhe Gresa të argjendtën në 3000 metra. Gresa është shprehur jashtëzakonisht e lumtur për medaljen e argjendtë e cila i jep edhe më shumë motiv për sfidat e ardhshme! 

“Bota sot”: Medalja e argjendtë në 3000 metra në Kampionatin Ballkanik, a është një nga sukseset më të mira?
Gresa Bakraçi:
Me gjithë kuptimin e fjalës po, është nga sukseset më të mira gjatë gjithë karrierës sime në atletike dhe gjithashtu i Federatës Atletike së Kosovës. Pra, unë jam e para femër shqiptare e Kosovës që arrijë t’i sjellë medaljen e parë në kategorinë e femrave që nga themeli i Federatës Atletike të Kosovës në vitin 1991. E, si mos ta quaj suksesin më të madh në karrierë. 

“Bota sot”: Çfarë iu veçojë?
Gresa Bakraçi:
Me veçojë fakti se unë jam atlete që punoj pandërprerë dhe me një regjim super të mirë gjithashtu jam atlete tipike e këtyre disiplinave të gjata. Jam e lindur për këto disiplina dhe kam punuar shumë, rreth 3 vite për këtë suksese aq të madh. Ky sukses ishte i pritur si nga unë si nga Federata sepse kam vrapuar gjatë gjithë këtij edicioni me përformanca të shkëlqyeshme pavarësisht që s’kisha mundësinë të tregoj akoma më shumë veten sepse kishim shumë mungesa të garave ndërkombëtare. Pra, ky sukses nuk ishte i rastësishëm.

Çka unë e veçojë veten më shumë, është se pa asnjë përkrahje Komunale (infrastrukturore), Institucionale, shtetërore, pa bursa dhe çfarëdo lloji tjetër sponsorizim që më duhet mua si atlete, por që nuk e kisha fatkeqësisht, arrita me të gjitha shpenzimet e mija të familjes dhe dajave në Norvegji,  të marr këtë titull që është shumë e vështirë dhe unë ja dola vet, me djersën time, mundin tim, që sot të shënoj një histori të re për suksesin e Federatës dhe Kosovës gjithashtu. 

“Bota sot”: Cila ishte konkurrenca dhe a është ky sukses motiv shtesë për ju?
Gresa Bakraçi:
Para garës Ballkanike unë në fillim të sezonit në Kosovë u futa në 3000 metra, pasi kisha një përgatitje të mirë edhe doja të bëja një rezultat, sigurisht te mirë, por fatkeqësisht stadiumi nuk është në nivelin e duhur dhe rezultatet nga ai tartan nuk janë të pranueshme po ashtu isha e vetme pa konkurrencë dhe u detyruam të mos vrapojmë më, vetëm kemi pritur një garë që ka një konkurrencë të fortë dhe të futem po në atë garë dhe fatmirësisht pa e mbyllur sezonin.

Kjo konkurrencë e duhur ishte në Bullgari ku para paraqitjes, të gjitha atletet kishin kohët më të shpejta se unë në disiplinën 3000 metra, por unë e dija që mund ta arrije të njëjtën kohë si ato sepse me të vërtet isha në formë të mirë dhe kuptohet që konkurrenca të shtyn të bësh rezultat edhe më të mirë dhe unë e bëra. Gara ishte në orën 2 pasdite, që për mua nuk ishte aq shumë në favor sepse nuk jam e mësuar të vrapoj në këtë kohë dhe kishte temperatura shumë të larta por përgatitja e mirë fizike bëri që të bëjë një përformancë të shkëlqyer duke u shpallur nënkampione ballkanike në disiplinën 3000 metra. 

“Bota sot”: Cilat janë synimet tjera?
Gresa Bakraçi
: Synimet e mija janë çdo garë të përformoj më mirë e më mirë, deri tani këtë jam duke e bërë, çdo garë po përmirësojë kohët e mija dhe kam bërë edhe rekorde shtetërore, por kuptohet që synoj akoma me shumë rekorde shtetërore. Synoj tituj më shumë ndërkombëtare si shtetet në zhvillim, Liga e 3-të , Ballkaniada, këto që janë ne nivelin tonë dhe ti prek të gjitha limitet e mija.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...