IAAF konfirmoi vendimin

Atletika

IAAF konfirmoi vendimin

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 16:31
IAAF konfirmoi vendimin

IAAF konfirmoi vendimin për të mbajtur të pezulluar Federatë Ruse të Atletikës për shkak të skandalit të dopingut. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Sebastian Coe, e bëri të ditur këtë vendim të IAAF gjatë kongresit të këtij organizmi të zhvilluar në prag të Botërorit të Atletikës, që do të mbahet në Doha.

Vendimi për të mbajtur këtë dënim u mor pas raportit të Agjencisë Botërore Antidoping, sipas të cilit ka mospërputhje me të dhënat e dërguara nga laboratorët antidoping të Moskës në muajin janar të këtij viti. Ndërkaq, vetë WADA iu dha një afat 3-javor drejtuesve të laboratorëve për të shpjeguar këto mospërputhje te të dhënat, në rast të kundërt do të merren sanksione akoma më të ashpra, ku nuk përjashtohet mundësia e përjashtimit të atletikës ruse edhe nga Lojërat Olimpike të Tokios.

Rusia u pezullua nga aktivitetet ndërkombëtare të atletikës në vitin 2015 për shkak të skandalit të dopingut, në të cilin ishte përfshirë vetë shteti rus. Megjithatë, IAAF gjatë kësaj kohe ka toleruar të gjithë ata sportistë rusë që kanë rezultuar të pastër, duke i lejuar të marrin pjesë në evenimente me flamur neutral.

Këtë të premte nis ngjarja më e rëndësishme e atletikës, Kampionati Botëror, që do të mbahet në Doha të Katarit. tashmë ky vend është në përgatitjet e fundit për këtë evenimenti, ku do të garojnë mbi 1900 atletë nga 210  vende të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat