Sylejmani takon britanikun dhe i dhuron hartën e Kosovës 

Atletika

Sylejmani takon britanikun dhe i dhuron hartën e Kosovës 

Nga: K. G. Më: 26 shtator 2019 Në ora: 10:51
Sylejmani takon britanikun dhe i dhuron hartën e Kosovës 

Presidenti i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, mori pjesë në Kongresin e 52-të të Federatës Atletike Botërore (IAAF) që po mbahet në Doha të Katarit dhe u takua edhe me kryetarët e federatave të shteteve të ndryshme të botës. Ai diskutoi edhe për Kosovën se si të ndihmohet dhe i njoftoi edhe për ecurinë e atletikës. Sylejmani takon britaniku, presidentin e rizgjedhur të IAAF-it, Sebastian Coen dhe i dhuron hartën e Kosovës. 

“Gjatë zhvillimit të punimeve të kongresit ndër të tjera u bë edhe votimi për organet e IAAF-it.

Për president ishte një kandidat dhe ky ishte zotëriu Sebastian Coe i cili ishte zgjedhur para 4 (katër) viteve në Pekin të Kinës. I njëjti u zgjodh përsëri, do të thotë edhe një mandat katërvjeçar.
Gjithashtu u zgjodhën edhe bordi i IAAF-it dhe ndër ta edhe miku i Federatës Atletike e Kosovës zotëriu Dobromir Karamarinov.
Me plotë kuptimin e fjalës që të dytë, z. Sebastian Coe dhe z. Dobromir Karamarinov janë udhëheqës dhe miq të mi dhe të Federatës Atletike të Kosovës.

Unë në emër timin dhe Federatës Atletike i dhurova një hartë të Kosovës me kufijtë që janë tani, z. Sebastian Coe, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe bashkëpunim të sinqertë dhe suksese të mëtutjeshme, gjithashtu edhe z. Sebastian Coe më dëshirojë punë të mbarë dhe më premtojë për ndihmë ndaj Federatës Atletike të Kosovës.

Po ashtu edhe z. Dobromir Karamarinov i urova postin e anëtarit të bordit të IAAF-it, duke i dëshiruar çdo të mirë dhe vazhdim të bashkëpunimit në mes tij dhe Federatës sonë!”, shkruan Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat