Rivaliteti në sport është kthyer shpesh në një garë të etshme për trofe

Atletika

Rivaliteti në sport është kthyer shpesh në një garë të etshme për trofe

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:44
Rivaliteti në sport është kthyer shpesh në një garë të etshme për trofe

Rivaliteti në sport është kthyer shpesh në një garë të etshme për trofe, por episodi që na vjen nga Katari është për tu duartrokitur.

Një skenë emocionuese ka ndodhur në Kampionatin Botëror të Atletikës, IAAF në Doha, aty ku Braima Suncar Dabo ka dhënë leksione të vërteta prej sportisti. Atleti i Guinea-Bissau ka ndihmuar rivalin e tij, Jonathan Busby të Arubës për të përfunduar garën e 5000 metrave.

Temperaturat e larta dhe gjatësia e madhe e garës bëri që Busby të mos kishte fuqi për të mbyllur garën, diçka të cilën e bëri me ndihmën e Dabo. 26 vjeçari pa gjendjen aspak të mirë të kundërshtarit të tij dhe vendosi të ndërpresë kohën e shpejtë për t'i ardhur në ndihmë.

"Unë doja ta ndihmoja atë të kapërcej vijën. Mendoj se dikush, në atë situatë, nuk do e kishte bërë të njëjtën gjë," tha Dabo pas prerjes së binishit, raporton oranews.

Akti sportiv u prit me duartrokitje të mëdha nga tifozët. Ndërkaq, sa për kronikë, garën e fitoi atleti i Etiopisë, Selemon Barega, i cili e përshkroi pistën për 13 minuta, 24 sekonda dhe 69 të qintat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat