Sylejmani: Unioni Atletik Mediteran do kontribuojë në atletikën e Kosovës

Atletika

Sylejmani: Unioni Atletik Mediteran do kontribuojë në atletikën e Kosovës

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 12:41
Sylejmani: Unioni Atletik Mediteran do kontribuojë në atletikën e Kosovës

Unioni i Atletikës Mediterane në asamblenë e saj të radhës në Doha shqyrtoi shumë tema me rëndësi për atletikën në përgjithësi.

“Ky Union Mediteran ka qëllimin të organizohen takime të ndryshme dhe të organizohen gara ku është e mundur dhe të garohet dhe të mësohet atletika sa ma mirë. Po ashtu u bë edhe kooptimi, zgjedhja e organeve të Unionit.

Federata Atletike e Kosovës ishte prezentë dhe e angazhuar që të jep kontribut si për të votu personat në organet e Unionit Mediteran e gjithashtu për kyqje në diskutim për Atletikën në përgjithësi.

Mendoj se edhe Unioni Atletik Mediteran do kontribuojë në Atletikën e Kosovës”, tha Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat