Atletja shqiptare shpallet fituese në garën 10 kilometra

Atletika

Atletja shqiptare shpallet fituese në garën 10 kilometra

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 14:10
Luiza Gega

Maratona e Tiranës është zhvilluar ditën e sotme, në kryeqytet aty ku nuk mund të mungonte atletja shqiptare Luiza Gega.

Në garën e 10 kilometrave për femra, kampionja e atletikës ka zënë vendin e parë dhe ka thyer rekordin kombëtar, që mbahej nga vet ajo me 00:34:05 i vendosur në Budapest, në tetor të 2014-ës.

Sot, ajo ka regjistruar kohën e 00:33:42, pra 23 sekonda më e shpejtë.

Për t’u theksuar është fakti, që Luiza Gega nuk ka marrë pjesë në gjysmë maratonë ,aty ku sërish mund të bënte shumë mirë, kjo për arsye se sapo është kthyer nga botërori i Dohas, që zuri vendin e 9-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat