Maratona e Tiranës u dominua nga atletët kenianë

Atletika

Maratona e Tiranës u dominua nga atletët kenianë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 14:16
Maratona e Tiranës u dominua nga atletët kenianë

Bashkia e kryeqytetit organizoi sot edicionin e katërt të “Maratonës së Tiranës”, ku sipas shifrave zyrtare, morën pjesë më tepër se 2500 atletë profesionistë dhe amatorë, nga Shqipëria dhe 42 vende të tjera të botës.

Gjysmëmaratona prej 21 kilometrash u dominua nga atletët kenianë, teksa për meshkuj fitoi Laban Cheruiyot, i cili e mbylli garën me kohën 01:06:44.

Gara për femra u dominua nga Christine Moraa Oigo.

Atletja shqiptare Luiza Gega ja doli të triumfojë në garën e 10 kilometrave për femra, duke përmirësuar edhe rekordin me 25 sekonda, ndërsa në po të njëjtën garë, por për meshkuj, triumfoi Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat