Sportistja fiton të drejtën e eutanazisë, vdes në moshën 40-vjeçare

Atletika

Sportistja fiton të drejtën e eutanazisë, vdes në moshën 40-vjeçare

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 13:50
Marieke Vervoort

Atletja paraolimpike belge, Marieke Vervoort, i dha fund jetës së saj në moshën 40 vjeçare, pasi fitoi të drejtën e eutanazisë.

Vervoort është fituese e medaljes së artë dhe argjendtë në paraolimpiadën e Londrës në vitin 2012 dhe dy medaljeve të tjera në Rio de Jeneiro në vitin 2016.

Ajo ishte e paralizuar për shkak se vuante nga një sëmundje muskulore e padurueshme dhe për këtë arsye kërkoi të drejtën e eutanazisë.

Për shkak të sëmundjes Vervoort kishte dhimbje të vazhdueshme, kriza epilepsie dhe nuk flinte dot, deri kur këtë të martë u komunikua vdekja e saj.

Eutanazia njihet ndryshe si vdekje e asistuar, e cila lejohet vetëm në raste shumë të rralla dhe pasi kërkesa shqyrtohet në disa gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat