Kryetari Federatës Atletike të Kosovës Halil Sylejmani sot ka udhëtuar për të marr pjesë Kongresin e Federatës Evropiane të Atletikës që do mbahet 24-26 tetor në Tallinn të Estonisë.
“Gjatë këtyre ditëve kryetari i FAK-ut Halil Sylejmani përveç që do të marr pjesë në punimet e kuvendit të Federatës Atletike Evropiane ku do të trajtohen një mori tema për zhvillimin e atletikës evropiane.
Ai do të zhvilloj edhe disa takime me krerë të federatave të ndryshme”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.
Sylejmani e vlerëson si shumë të rëndësishëm pjesëmarrjen në këtë Kongres dhe ku do të diskutojë edhe për shumë çështje, sidomos do të kërkojë që të ndihmohet federata atletike.