Sylejmani: Ky është sinjal i qartë për Ministrinë e Sportit të Kosovës 

Atletika

Sylejmani: Ky është sinjal i qartë për Ministrinë e Sportit të Kosovës 

Nga: K. G. Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:01
Sylejmani: Ky është sinjal i qartë për Ministrinë e Sportit të Kosovës 

Kombëtarja e Kosovës ka arritur sukses të madh në Kampionatin Ballkanik (femrat) në atletikë, që u mbajt në Berane të Malit të Zi. Presidenti i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, përgëzoi atletët por në anën tjetër tha se ky është sinjal i qartë për Ministrinë e sportit të Kosovës që t’i përkrah më shumë atletët.

“Në qytetin Berane në Mal të Zi, u zhvillua Kampionati Ballkanik në kros dhe morën pjesë atletët e federatave atletike Ballkanike.

Në këtë kampionat mori pjesë edhe kombëtarja e Kosovës e atletikës me atletët e saj.
Atletet tona, Gresa Bakraqi, Natyra Shala, Arbërore Berisha, Donika Bujupaj në disiplinën 8000 metra, arritën ta marrin vendin e tretë dhe fituan medaljen e bronztë.

Në emër timin dhe të federatës atletike të Kosovës, ju urojmë vajzave dhe i falënderojmë për suksesin e arritur shumë të mirë.
Ju dëshiroj edhe suksese tjera në gara që vijnë.

Siç shihet para këtij suksesi atletët tanë fituan medalje të argjendta Ballkanike dhe medalje të arta evropiane.

Medaljet e fituara, federata atletike po tregon se është në rrugë të mbarë për fitore të tjera.
Besoj ky është sinjal i qartë për Ministrinë e sportit të Kosovës për përkrahje më të madhe materiale edhe infrastrukturë për atletët tanë.
Federata do jetë kujdestar për të gjithë medalistët atletë”, shkruan Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat