Kosova në Turqi - Bota Sot
Kosova në Turqi

Atletika

Kosova në Turqi

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 15:02
Kosova në Turqi

Federata Atletike e Kosovës do të përfaqësoj Kosovën me tetë atletë në Balkan Indoor U20 Championships që do mbahet , në Stamboll të Turqisë.
Ekipi i kombëtares së Kosovës në atletikë, sot në orët e mëngjesit ka udhëtuar për Istanboll të Turqisë për ta përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Ballkanik në sallë. 

Atletët tanë që do të paraqiten në kampionatin Ballkanik U20 në sall janë:
Muhamet Ramadani në hedhjen e Gjyles
Alaudin Suma në hedhjen e Gjyles
Leon Thaqi në disiplinën 800m
Albina Bojaxhiu në disiplinën 800m
Arife Peci në disiplinën 3000m
Merisa Bojaxhiu disiplinën 400m
Sara Susuri disiplinën 60m
Duarza Ivanaj disiplinën 60m.

Në Kampionat Ballkanik do të marrin pjesë 21 shtete nga 19 anëtarët e ABAF, ndërsa numri i përgjithshëm i atletëve që janë paraqitur është 212 atletë.

Kryetari Halil Sylejmani ju dëshiroj sukses garuesve tanë dhe ta përfaqësoni sa më mirë Kosovën në Balkan Indoor U20 Championships.

Sylejmani do ta përcjell për së afërmi kampionatin Ballkanik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat