Sportisti i Kosovës e la pa fjalë garuesin e Serbisë

Atletika

Sportisti i Kosovës e la pa fjalë garuesin e Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 11:22
Sportisti i Kosovës e la pa fjalë garuesin e Serbisë

Është i fuqishëm, po befason të gjithë me rezultate! Është reprezentuesi i Kosovës, Muhamet Ramadani, anëtar i klubit atletik Mitrovica, që nuk ka më shumë se 16 vjeç.

Ai të dielën u stolis me medalje të artë në Kampionatin Ballkanik për U-20, që u mbajt në hedhjen e gjyles. 

Ai e hodhi gjylen 19.20 metra. Ajo që la pa fjalë padyshim edhe garuesin nga Serbia, tri vjet më i vjetër se Ramadani. 

Image

Renditja

Dino Tumbul, i lindur në Krushevc të Serbisë, 19 vjeç, nuk ka arritur ta hedh gjylen me larg se 17.60 metra apo 1 metër e 60 centimetra me pak se garuesi i Republikës së Kosovës.

Paraqitja e jashtëzakonshme e garuesit te Kosovës la pa fjalë edhe serbët, sidomos garuesin serb. 

Ramadani është kampion i Ballkanit për U-20, ndërsa serbi renditet në pozitën e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat