Gresa Bakraqit e Musa Hajdarit, iu takoi kurora e më të mirëve  - Bota Sot
Gresa Bakraqit e Musa Hajdarit, iu takoi kurora e më të mirëve 

Atletika

Gresa Bakraqit e Musa Hajdarit, iu takoi kurora e më të mirëve 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 19:44
Pamje nga shpallja e më të mirëve, foto Shpend Ahmeti

Federata e Atletikës së Kosovë, si çdo federatë sportive, shpalli më të mirët për vitin 2019. Viti 2019 ka qenë vit shumë i mirë për mbretëreshën e sporteve, duke sjellë disa medalje nga Kampionati Ballkanik dhe nga rrafshi ndërkombëtar.

Kryetari i Federatës së Atletikës të Kosovës, Halil Sylejmani, vitin 2019 e vlerësoj si vit jashtëzakonisht të mirë dhe me pretendime që viti 2020 të jetë edhe më i suksesshëm. Sylejmani iu është mirënjohës të gjithëve që kontribuan kush më shumë e kush më pak dhe i përgëzoj atletët e atletet, trajnerët e të gjithë dashamirët e këtij sporti, për punën që bënë dhe për sukseset që arritën në vitin që e lamë pas. Musa Hajdari i klubit Rogana me 4774 pikë është laureati i vitit 2019.

Një atlet që mahniti me rezultate, sidomos tregoi formën të madhe dhe rezultate në Kampionatin Ballkanik. Musa e vlerësoj si vitin më të mirë të tij, me synime edhe më të mëdha për këtë vit. Pas tij ndër më të mirët janë Astrit Kryeziu (Rogana) me 4240 pikë, Erudit Rysha (KA Lidhja e Prizrenit) 3796.

Image

Ibër Alaj, drejtor i DSK-së dhe Musa Hajdari

Gresa Bakraçi, anëtare e Besës nga Peja, me 4047,5 pikë i takoi kurora e atletes më të mirë për vitin 2019. Gresa është krenare për sukseset, me bindje që do të arrijë edhe më shumë gjatë këtij viti. Ndër më të mirët janë edhe Albina Deliu (KA Mitrovica) 3826, Rita Hajdini (Llapi) 3657.  Trajner i vitit u zgjodh Zijadin Kryeziu, që drejton klubin Rogana, ndërsa klubi më i mirë Mitrovica me 2086,5 pikë, pasojnë Llapi nga Podujeva (998) dhe Lidhja e Prizrenit (940,5).

Shpresat më e mirë e vitit për U-20 është Muhamet Ramadani (Trepça) me 4041,2 pikë, Leart Osmani (Lidhja e Prizrenit) 3689, Gent Kaja (Trepça '89) 3495. Ndërkaq, u zgjodhën edhe Shpresat U-20 te femrat, më e mira ndër më të mirat është Lirie Peci (Trepça) me 3704 pikë, ndërsa Djellza Selaci (Mitrovica) renditet e dyta me 3640 dhe Merisa Bojaxhiu (Prizreni) 3559.

Federata zgjodhi më të mirët edhe për shpresat U-18 - meshkujt Alaudin Suma (Trepça) 3388,6, Leon Thaçi (Rogana) 3265,1 dhe Ardian Peci (Mitrovica) 3060. Te Shpresat U-18 - femrat, Albina Bojaxhiu (Prizreni) është më e mira me 3634 pikë, pasojnë Duarza Ivanaj (Kalaja) 3484 e Arife Peci (Mitrovica) 31,43.  Te Shpresat U-16, epiteti i më të mirit i  takoi Armel Qovanaj (Prizreni) me 2845,5 pikë, ndërsa ndër më të mirët janë Enis Bytyqi (Malisheva) 2515, Lorik Hajrizi (Mitrovica) 2467.  Shpresat U-16, në konkurrencën e femrave, laureatja e vitit është Sara Susuri (Prizreni) 3496, ndër më të mirat janë: Ejona Shala (Llapi) 3113, Shkurtiana Sopaj (Theranda) 3028. Edhe te Shpresat U-14 u shpallën më të mirët, Rasim Abazoviç (KA Enver Nele) u zgjodh më i miri me 1617,1 pikë, ndër më të mirët renditen edhe Unik Veseli (Mitrovica) 1568,5 dhe Anes Agoviç (KA Enver Nele) 1563 pikë.

Image

Te femrat, Shpresat U-14, kurora e më të mirës i takoi Alina Haradinit (Mitrovica) 2948,5 pikë, ndërsa pas saj janë Emine Jonuzi (Prizreni) 2875, Vesa Jusufi (Prishtina) 2602,5. Shpresa U-12 më e mirë u zgjodh Dionit Aliu (Mitrovica) m 1167,5 pikë dhe te femrat Erisë Avdullahu (Prishtina) 2546,5 pikë.  

Te Shpresat U-10, më e mira është Rina Shala (Trepça) 1232 pikë dhe te meshkujt Dion Tupella (Trepça) me 87 pikë.  Te veteranët u nderuan Natyra Shala (KA Besa), Emin Grajçevci (KA Blinaja), Iskender Mernica    (KA Trepça '89), Kemajl Biçku (KA Prishtina), Zymer Alaj (KA Juniku), Naiam Malazezi (KA Lidhja e Prizrenit). Te personat me aftësi të veçanta Grevist Bytyqi i KA Malisheva. Me mirënjohje të veçanta u nderuan edhe gazetari shumëvjeçar Gani Kosumi dhe autori i këtij shkrimi. Agjensioni "Visi" ndau bursën mujore nga 100 euro për atletin e talentuar Muhamet Ramadani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat