Maratona e frikës

Atletika

Maratona e frikës

Më: 3 mars 2020 Në ora: 12:50
Maratona e frikës

Nëse Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të jenë si maratona e zhvilluar ditën e diel në Tokio, atëherë ky event olimpik do të jetë një dështim.

Gara e famshme zhvilluar në kryeqytetin japonez ishte si një maratonë në shkretëtirë. Për shkak të Koronavirusit, organizatorët vendosën që në maratonë të marrin pjesë vetëm atletët e elitës, pra rreth 100 vetë, ndërsa 38 mijë të tjerë nuk u lejuan të zbarkojnë në Tokio.

Gjithashtu, edhe numri i vullnetarëve ishte reduktuar ndjeshëm, ndërkohë që munguan tifozët. Ata ishin këshilluar të qëndronin në shtëpitë e tyre për shkak të coronavirus, për të evituar dyndjen në këtë manifestim sportiv.

Stafit organizator dhe garuesve iu dhanë maska dhe sterilizues duarsh para, gjatë dhe pas garës.

Për sa i përket garës, ajo u fitua nga etiopiani Birhanu Legese, që dha kohën 2h15’00”. Lojërat Olimpike në Tokio nisin më 24 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat