Kur fillon Diamond League?

Atletika

Kur fillon Diamond League?

Nga: K. G. Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:06
Kur fillon Diamond League?

Raportohet se Diamond League në atletikë do të fillon në mes të gushtit dhe jo në fillim të gushtit siç ishte paralajmëruar! Federata ndërkombëtare ka vendosur një kalendar të ri. Kjo ka ndryshuar orarin për shkak të situatës aktuale që po ballafaqohen me virusin korona. 

Garat e planifikuara për 4 dhe 5 korrik në Londër janë anuluar, tani është publikuar një kalendar i ri, që garat të nisin nga 14 gushti.

Ndërsa pandemia COVID-19 ende mbretëron në botë, Bota e Atletikës (SA) dhe Diamond League kanë vendosur për një kalendar alternativë për sezonin 2020.

Sezoni zyrtar duhet të fillojë në mes të gushtit dhe të zgjasë deri në tetor. Kjo do të thotë që të gjitha aktivitetet në qershor, korrik dhe fillim gusht janë anuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat