Suspendohet ish kampioni evropian, kjo është arsyeja 

Atletika

Suspendohet ish kampioni evropian, kjo është arsyeja 

Nga: K. G. Më: 9 qershor 2020 Në ora: 17:09
Suspendohet ish kampioni evropian, kjo është arsyeja 

Ish-kampioni evropian i kërcimeve të larta, atleti rus Alexander Shustov, u pezullua sot për katër vite për shkak të dopingut.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) njoftoi se Shustov është pezulluar për shkak të përdorimit  të një substance të ndaluar. 

Duhet theksuar se Shustov fitoi medalje të artë në Kampionatin Evropian në vitin 2010.

Federata e Atletikës së Rusisë njoftoi se rezultatet e tij të kohës 2013 dhe 2017 do të fshihen. 
Shustov nuk ka garuar që nga viti 2016, sipas Federatës Atletike Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat